“Illyrian Guard”, sh.a. është një shoqëri tregtare me kapital 100 % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë, publikë dhe privatë.
Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a. funksionon si shoqëri aksionare, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve të shoqërisë është Ministria e Brendshme.
Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit dhe të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.
Ekipi i “Illyrian Guard” përbëhet nga një grup personeli elitar, i përzgjedhur me kujdes, i trajnuar dhe i certifikuar.
Qëllimi është të krijojmë zgjidhje parandaluese për të penguar aktivitetin kriminal.
Kur jeni partner ynë, mund të jeni të sigurt se nevojat tuaja do të jenë duke u përmbushur nga një ekip, të cilit mund t’i besoni!
Për ne trajnimet dhe edukimi i duhur profesional është thelbësor. Është shumë e rëndësishme ta mbajmë ekipin tonë të trajnuar me risitë, për t’ju siguruar shërbim cilësor.
Në “Illyrian Guard”, ekipi është familja jonë. Ne i trajtojmë klientët si familje, gjithashtu. Kjo është ajo që na diferencon nga operatorët e tjerë në treg.