Slide background

“Illyrian Guard”

Siguria është një proces, jo një produkt

Slide background

“Illyrian Guard”

Siguria Juaj, prioriteti Jonë

Slide background

“Illyrian Guard”

Pasion Për Sigurinë

Slide background

“Illyrian Guard”

Siguria nuk është e kushtueshme, është e paçmueshme

TEKNOLOGJIA & INTELIGJENCA,
E ARDHMJA E SIGURISË

Përvoja dhe inovacioni në një emër të vetëm - "Illyrian Guard" ofron profesionalizëm

Ruajtje dhe siguri objektesh

Ofron ruajtje të objekteve me sisteme të avancuara si dhe ruajtje fizike 24 orë me staf të trajnuar dhe certifikuar.

Shoqërim i personaliteteve VIP

Ofron shërbim 24 orë për mbrojtje elitare fizike për personazhe VIP, sipas nevojave të tyre specifike duke mos kompromentuar në asnjë çast profesionalizmin.

Menaxhim dhe siguri eventesh

Planifikon logjistikën dhe stafin e nevojshëm për të ofruar sigurimin e eventeve afatshkurtër dhe afatgjatë.

Kontakte

Tel. për shitjet: ___________
Tel. ndihmë: _____________
E-mail: info@illyrianguard.al

Illyrian Guard

Gamë e gjerë shërbimesh

Shërbime për objekte ushtarake

Mbrojtja e duhur, koha e duhur. - "Illyrian Guard" ofron siguri.

Shërbime për objekte të rëndësisë së veçantë

Sepse kanë nevojë për siguri më të madhe - "Illyrian Guard" ofron përvojë.

Shërbime për sigurinë e aeroporteve

Siguria është shqetësimi i të gjithëve, por është biznesi ynë - "Illyrian Guard" ofron profesionalizëm.

Qëllimi ynë kryesor është të ofrojmë siguri maksimale

“Illyrian Guard”, sh.a. është një  shoqëri tregtare me kapital 100 % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë, publikë dhe privatë.

Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a. funksionon si shoqëri aksionare, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve të shoqërisë është Ministria e Brendshme. 

Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit dhe të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Ekipi i “Illyrian Guard” përbëhet nga një grup personeli elitar, i përzgjedhur me kujdes, i trajnuar dhe i certifikuar.

Qëllimi është të krijojmë zgjidhje parandaluese për të penguar aktivitetin kriminal.

Kur jeni partner ynë, mund të jeni të sigurt se nevojat tuaja do të jenë duke u përmbushur nga një ekip, të cilit mund t’i besoni!

Për ne trajnimet dhe edukimi i duhur profesional është thelbësor. Është shumë e rëndësishme ta mbajmë ekipin tonë të trajnuar me risitë, për t’ju siguruar shërbim cilësor.

Në “Illyrian Guard”, ekipi është familja jonë. Ne i trajtojmë klientët si familje, gjithashtu. Kjo është ajo që na diferencon nga operatorët e tjerë në treg. 

Our Testimonials

“atheme has allowed our department to gain control of software distribution very nicely… it is very easy to use and understand.”​
John Doe
Designer
“atheme has allowed our department to gain control of software distribution very nicely… it is very easy to use and understand.”​
John Doe
Designer

Përshtasim shërbimet tona të sigurisë për të përmbushur kërkesat specifike të klientit

Ne sigurojmë kënaqësinë e klientëve duke dëgjuar dhe mësuar në lidhje me njerëzit të cilëve u shërbejmë dhe sfidat me të cilat ata përballen. Kështu rregullojmë planet tona të sigurisë për t'iu përshtatur sa më mirë nevojave të tyre.

Njoftime

Të reja të fundit nga Illyrian Guard