Administratori Xhindi vizitë në Qarkun Shkodër

Administratori Anduel Xhindi ishte në Shkodër ku zhvilloi takim me Rektoren e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Rajmonda Kçira.

Në fjalën e tij Xhindi theksoi rëndësinë që ka oficeri i sigurisë në institucionet arsimore, ndaj dhe falenderoi znj.Kçira për bashkëpunimin e shkëlqyer si dhe dakordësuan vijimin marrëveshjes mes dy institucioneve.

Prej kohësh tashmë Universiteti “Luigj Gurakuqi” i ka besuar sigurinë punonjësve të shërbimit të “Illyrian Guard”.