Punonjës dhe përfaqësues të institucionit të Illyrian Guard i’u bashkuan fushatës kombëtare për dhurimin e gjakut në ndihmë të Kryqit të Kuq Shqiptar. Dhurimi vullnetar u krye në ambientet e Spitalit Rajonal të qytetit të Durrësit.
Administratori i Illyrian Guard, Anduel Xhindi u shpreh se të dhurosh gjak për ata që kanë më shumë nevojë është një gjest humanizmi dhe shprese.
“Duke dhuruar gjak, ne u japim atyre që e marrin atë një mesazh shprese dhe solidariteti shoqëror. Kjo fushatë e dhurimit të gjakut është një shembull i mirë për ndërgjegjësimin e sa më shumë qytetarëve për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë”, u shpreh z.Xhindi.