Hyrje

Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për “Illyrian Guard” ShA.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së “Illyrian Guard” ShA në kuadër të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës “Illyrian Guard” ShA ndërton dhe rrit transparencën e punës së tij, nën garancinë e Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës “Illyrian Guard” ShA, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.illyrianguard.al,  si dhe në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e “Illyrian Guard” ShA mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në Programin e Transparencës.