“Illyrian Guard” nënshkruan vijimin e bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale OSSH Tiranë.

Administratori Anduel Xhindi ka zhvilluar një takim me drejtorin rajonal të OSSH Tiranë, Z.Darling Hoxha.

Z.Hoxha u shpreh tejet i kënaqur nga puna e punonjësve të sigurisë të “Illyrian Guard” si dhe nga monitorimi 24 orë me sistemin e kamerave.

Në fjalën e tij Z. Xhindi shprehu mirënjohjen e tij për besimin ndaj shoqërisë “Illyrian Guard”, e cila prej kohësh vijon të bashkëpunojë me Drejtorinë Rajonale OSSH Tiranë.

Në fund të takimit u nënshkrua vijimi i marrëveshjes mes dy institucioneve.