Jetëshkrim

DRINI NIKOLLA
ADMINISTRATOR

                                                                                                                                                          Lindur më 19 Gusht të vitit 1961 në Sopot, Delvinë.

                                                                       

Arsimimi dhe kualifikime

Pasi përfundoi Shkollën e Mesme të Përgjithshme në gusht të vitit 1981, filloi studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve dhe në gusht të 1984 titullohet Oficer i Forcave të Armatosura. Gjatë viteve 1999 – 2000 ka përfunduar studimet në Akademinë e Luftës në Selanik, Greqi dhe në vitet 2002 – 2003 ka kryer Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare në Athinë, Greqi. Në formimin e tij akademik, përveç kualifikimeve të mësipërme, ka ndjekur një sërë kursesh trajnimi brenda dhe jashtë vendit.

Ka njohuri të mira në gjuhën angleze dhe flet rrjedhshëm gjuhën greke.

Karriera

Gusht 1984 – Qershor 1990    Komandant Toge në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Qershor 1990 – Shtator 1992  Komandant Kompanie në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Shator 1992 – Prill 1994          Komandant Toge në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, Tiranë.

Maj 1993 – Mars 1994             Zv/Komandant Kompanie në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, Tiranë.

Prill 1994 – Dhjetor 1994          Komandant Kompanie në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, Tiranë.

Janar 1995 – Shkurt 1996         Oficer Drejtimi, Policia Ushtarake, Tiranë.

Mars 1996 – Maj 1996              Inspektor/OPGJ, Policia Ushtarake, Tiranë.

Qershor 1996 – Maj 1998         Shef Seksioni/OPGJ, Policia Ushtarake, Tiranë.

Qershor 1998 – Gusht 2000      Përgjegjës i Zbatimit të Ligjeve në Policinë Ushtarake, Tiranë.

Shtator 2000 – Gusht 2003        Oficer Drejtimi në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes, Shtabi i Përgjithshëm, Forcat e Armatosura.

Korrik 2003 –  Prill 2004            Oficer për Përgatitjen e Shtabeve në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes, Shtabi i Përgjithshëm, Forcat e Armatosura.

Maj 2004  – Prill 2005                 Shef i Sektorit të Stërvitjes në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes, Shtabi i Përgjithshëm, Forcat e Armatosura.

Maj 2005 – Mars 2008                Komandant i Policisë Ushtarake, Tiranë.

Tetor 2008 – Prill 2010                Komandant i Brigadës së Stërvitjes Bazë, Bunavi, Vlorë.

Qershor 2010 – Shtator 2011      Drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes.

Tetor 2011 – Qershor 2012         Komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit, Tiranë.

Maj 2012 – Gusht 2012               Komandant i Repartit të Armatim Muncionit, Tiranë.

Shtator 2012 – Shtator 2015        Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Greqi.

Nëntor 2015 – Shtator 2019        Shef i Shtabit të Forcës Ajrore, Rinas.

Nëntor 2019 – Gusht 2020         Shef Sektori/Zëvendës Drejtor i Planifikimit të Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Forcat e  Armatosura.

                                                                   

Që prej datës 25 janar 2021 ushtron detyrën e Administratorit të Shoqërisë “Illyrian Guard” sh.a.