Jetëshkrime

Zoti Selim Troci u lind në 29 Maj të vitit 1961 në Draj-Rec, Dibër. Që prej datës 15 Qershor 2020 ushtron detyrën e Administratorit të Shoqërisë “Illyrian Guard” sh.a.

 

Arsimimi dhe kualifikime

Z.Troci ka ndjekur studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, në vitin 1976-1980. Në vitin 1984 është diplomuar në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve. Gjatë viteve 2000-2002 ka përfunduar studimet në Akademinë e Luftës në Stamboll, Turqi. Në vitin 2008 ka përfunduar Kursin e Lartë në NATO për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Në vitin 2018, ka mbrojtur doktoraturën me temë “Siguria Kombëtare e Shteteve të vogla dhe Shqipëria”.

Formimi i tij akademik, plotësohet përgjatë karrierës së tij nga një sërë kursesh trajnimi brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 1996, ka kryer kursin Komando, 3 muaj në Tiranë. Në vitin 1998, ka kryer kursin 3 mujor për Sigurinë e Infrastrukturës Ushtarake dhe kursin 2 mujor për Misionet Paqëruajtëse në Limburg, Gjermani. Në vitin 2010, ka kryer trajnimin për Emergjencat Civile në Ëashington të SHBA.

 

Karriera profesionale

 

Pas përfundimit të studimeve, në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në Tiranë, z. Selim Troci ka shërbyer gjatë viteve 19984 – 1994 si Komandant Toge, Komandant Reparti, dhe Komandant i Ndërhyrjes së shpejtë në Divizionin e Këmbësorisë në Peshkopi, Dibër dhe Shkodër.

 

Në vitin 1994, është emëruar Komandant në Forcat Speciale Shkodër. Karriera e tij ka vazhduar në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, komandant reparti në Brigadën e Reagimi të Shpëjt, komandant brigade në Brigadën e stërvitjes Bazë – Vlorë, Komandant Brigade në Brigadën e Mbështetjes Rajonale – Tiranë, Shef Shtabi në Komandën e Doktrinave dhe Stërvitjes – Tiranë.

 

Z.Troci ka ushtruar detyrën e Komandantit të Akademisë së Nënoficerëve – Tiranë gjatë  2011 – 2012. Në vitet 2012 – 2013 është emëruar Shef Operacional Brigade në Brigadën e mbështetjes Rajonale, Tiranë.

 

Në vitet 2012 – 2013 ka kryer detyrën e Zv. Komandant/ Zv. Rektor i Akademisë në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë. Z. Troci ka ushtruar detyrën si Shef Shtabi në Komandën e Doktrinave dhe Stërvitjes, Tiranë, që nga viti 2014 në vitin 2018.

 

Në vitet 2018 – 2020 emërohet në Ministrinë e Mbrojtjes, Kryetar i Qëndrës Kombëtare të kërkim Shpëtimit.