“Illyrian Guard” nënshkruan marrëveshjen me kompaninë ‘Shaka’, e para kompani private e cila sigurinë e ruajtjes fizike i’a beson kësaj shoqërie.
Administratori Anduel Xhindi pa nga afër ambientet e kompanisë ‘Shaka’ në Korçë ku së bashku me administratorin Jani Shaka nënshkruan marrëveshjen për ruajtjen e ambienteve të saj.
Z.Shaka vlerësoi punën dhe gadishmërinë e punonjësve të shërbimit të ‘Illyrian Guard’, duke garantuar bashkëpunim të mëtejshëm, si dhe falenderoi administratorin Xhindi për punën e bërë dhe profesionalizmin e treguar.