Nënshkruhet marrëveshja me Spitalin e Traumës dhe shoqërisë ‘Illyrian Guard’ sh.a

Administratori Anduel Xhindi ishte sot në Spitalin e Traumës ku pati një takim me drejtoreshën Edlira Bode.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e ruajtjes dhe sigurisë së institucioneve shtetërore dhe jetës.

Drejtoresha Bode shprehu mirënjohje ndaj punonjësve të sigurisë së shoqërisë “Illyrian Guard”, për profesionalizmin e treguar.

Në fund të takimit u nënshkrua vijimi i marrëveshjes mes dy institucioneve.