Administratori Anduel Xhindi ka zhvilluar një takim me rektorin e Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro.
Në fjalën e tij z.Xhindi vuri theksin tek profesionalizmi i shërbimeve që kompania “Illyrian Guard” Sh.A. ofron në tregun e sigurisë.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e shërbimeve të ruajtjes dhe sigurisë fizike të personave dhe jetës si dhe objekteve të rëndësisë së veçantë.
Në fund të takimit u dakordësua mbi vijimin e marrëveshjes.