Në mbështetje të Ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, të nenit 74 dhe 75 të VKM Nr. 285, date 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, VKM nr. 177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard ShA” dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA kërkon të kontraktojë me kontratë shërbimi: Një ekspert në fushën e inxhinierisë tekstile dhe lëkurës.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
Ekspertët që do kontraktohen do kryejnë detyrat e mëposhtme:
- Konceptimin e specifikimeve teknike dhe modelin e elementëve për uniformën e shërbimit të punonjësve të shërbimit të sigurisë, si më poshtë:
- Këmishë me mëngë të gjata
- Këmishë me mëngë të shkurtra
- Xhakoventë
- Mbulesë për Mbrojtje
- Pantallona Taktike
- Këpucë me qafa
- Kapele Sportive
- Triko
- Rrip multifunksional
- Stema
- Spaleta
- Identifikues
- Pantallona për motor
- Xhaketa për motorr
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
- Kriteretë posaçme
2.1 Të ketë përfunduar studimet universitare në fushën e inxhinierisë tekstile;
2.2 Të ketë eksperiencë pune minimumi 3 (tre) vite në fushën e kërkuar;
2.3 E preferueshme të ketë çertifikime pasuniversitare në fushën e inxhieriesë tekstile;
- Dokumentacioni, mënyradhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
3.1 Kërkesë me shkrim për aplikim;
3.2 Jetëshkrimin (CV);
3.3 Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
3.4 Kopje e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në Ministrinë e Arsimit (për diplomat e marra jashtë vendit);
3.5 Kopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) ose vërtetime për punët e kryera;
3.6 Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
➢ Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 16.09.2022 nëpërmjet postës zyrtare të Shoqërisë “Illyrian Guard” me adresë: Rruga Ibrahim Rugova (Ish Garda e Republikës së Shqipërisë, Tiranë).
➢ Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës me gojë.