NJOFTIM PËR KONTRAKTIM

Ne mbështetje te Ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, të nenit 74 dhe 75 të VKM Nr. 285, date 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,

“, VKM nr. 177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërise “Illyrian Guard ShA” dhe për percaktimin e autoritetit publik, që perfaqeson shtetin si pronar të aksioneve të kesaj shoqërie”, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA kerkon të kontraktojë me kontratë sherbimi: Dy ekspert në fushën e inxhinierisë tekstile dhe lëkurës.

 

Ekspertët që do kontraktohen do kryejnë detyrat e mëposhtme:

 

  1. Hartimin e kritereve dhe një për pritjen e mallit
  2. Konceptimin e specifikimeve teknike dhe modelin e elementeve për uniformën e shërbimit të punonjësve të shërbimit të sigurisë, si më poshtë:
  • Kemishë me mëngë të gjata
  • Këmishë me mëngë të shkurtra
  • Xhakoventë
  • Mbulesë për mbrojtje
  • Pantallona taktike
  • Këpucë me qafa
  • Kapele sportive
  • Triko
  • Rrip multifunksional
  • Stema
  • Spaleta
  • Identifikues
  • Pantallona për motor
  • Xhaketa për motor

 

KRITERET QE DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Te zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe te folur;
  • Tê jetw në kushte shëndetësore qe e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë nën hetim dhe në proces giykimi;

 

  1. Kritere te posaçme

 

2.1 Te ketë përfunduar studimet universitare ne fushën e inxhinierisë tekstile;

2.2 Te ketë eksperiencë pune minimumi 3 (tre) vite në fushën e kërkuar;

2.3 E preferueshme të ketë çertifikime pasuniversitare në fushën e inxhinierisë tekstile;

 

  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorezimit të aplikimeve

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

3.1 Kërkesë me shkrim për aplikim;

3.2 Jetëshkrimin (CV);

3.3 Fotokopje te pasaportës ose kartës së identitetit;

3.4 Kopje e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në Ministrine e Arsimit (për diplomat e marra jashte vendit);

3.5 Kopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) ose vërtetime për punët e kryera;

3.6 Vërtetim i gjendjes giyqësore;

 

> Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 07.05.2025 nëpërmjet postës zyrtare të Shogërisë “Illyrian Guard” me adresë: Rruga Ibrahim Rugova (Ish Garda e Republikës së Shqipërise, Tiranë).

> Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës me gojë.

Leave A Comment


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.