Njoftim për kontraktim

Në mbështetje të Ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, të nenit 74 dhe 75 të VKM Nr. 285, date 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, VKM nr. 177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard ShA” dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA kërkon të kontraktojë me kontratë shërbimi: Një ekspert në fushën e inxhinierisë tekstile dhe lëkurës.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

Eksperti që do kontraktohet do kryejë detyrat e mëposhtme:

  1. Konceptimin e specifikimeve teknike dhe modelin e elementëve për uniformën e shërbimit bazë si më poshtë:
  • Kapele me rreth rrumbullak dhe të branduar me logo të Illyrian Guard,
  • Pantallona (verore dhe dimërore)
  • Xhakovento për përdorim në pranverë dhe vjeshtë
  • Mushama me mëngë për mbrojtje nga shiu
  • Këpucë jotaktike
  • Stemë krahu me logo dhe shkrim Illyrian Guard
  • Numër identifikues
  • Stemë supi (spaleta)
  1. Konceptimin e specifikimeve teknike dhe modelin e elementëve për uniformën civile për t’u me elementë si më poshtë:
  • Kostum civil (xhaketë, pantallona)
  • Këmishë me mëngë të shkurtra dhe të gjata
  • Kravatë
  • Këpucë model klasik
  • Trequart
  • Shall me logo Illyrian Guard
  1. Konceptimin e specifikimeve teknike dhe modelin e elementëve për uniformën e shërbimit operacionale, si më poshtë:
  • Bluzë Polo me mëngë të shkurtra
  • Pulovër me jakë gjysëm golf
  • Skafandër (kokore)
  • Këpucë taktike për motorristë
  • Doreza
  • Jelek multifunksional

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:

  1. Kritere të përgjithshme:
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
  1. Kritere të posaçme

2.1 Të ketë përfunduar studimet universitare në fushën e inxhinierisë tekstile;
2.2 Të ketë eksperiencë pune minimumi 5 (pesë) vite në fushën e kërkuar;
2.3    E preferueshme të ketë çertifikime pasuniversitare në fushën e inxhieriesë tekstile;

  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

3.1 Kërkesë me shkrim për aplikim;

3.2 Jetëshkrimin (CV);

3.3 Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;

3.4 Kopje e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në Ministrinë e Arsimit (për diplomat e marra jashtë vendit);

3.5 Kopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) ose vërtetime për punët e kryera;

3.6 Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

➢ Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 07.04.2022 nëpërmjet postës zyrtare të Shoqërisë “Illyrian Guard” me adresë: Rruga Ibrahim Rugova (Ish Garda e Republikës së Shqipërisë, Tiranë).

➢ Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës me gojë.