Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM
nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe
për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj
shoqërie”, në Rregulloren e Brendshme të Shoqërisë miratuar me Urdhër të Administratorit nr.
3079, datë 05.11.2021, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1(një) vend të lirë pune: Shef i
Sektorit të Protokollit dhe Arkivit.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
A. Kritere të përgjithshme
1. Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
2.Të jetë shtetas shqiptar;
3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
7.Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
8. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

B. Kritere të posaçme
1. Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet Administratë/sektor privat;
2. Të ketë kryer arsimimin e lartë;
3. E preferueshme njohja e gjuhës angleze
4. Të ketë aftësi të mira në programet bazë, Word, Power Point dhe në Excel

C. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
2. Jetëshkrim (CV)
3. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë (dhe specializimit pasuniversitar nëse
disponon)
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim nga Prokuria
6. Vërtetim nga Gjykata
7. Çertifikatë e gjendjes gjyqësore

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 25/07/2022 nëpërmjet:
postës zyrtare.
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.
*Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë
automatikisht aplikantin.