Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM
nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe
për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj
shoqërie”, në Rregulloren e Brendshme të Shoqërisë miratuar me Urdhër të Administratorit nr.
3079, datë 05.11.2021, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Specialist
Prokurimesh.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
A. Kritere të përgjithshme
1. Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
2. Të jetë shtetas shqiptar;
3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
7. Të mos jetë nën hetim dhe në proces gjykimi;
8. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

B. Kritere të posaçme
1. Të ketë përfunduar studimet e larta Bachelor dhe Master në Shkenca Juridike /
Ekonomike ose Fakulteti Juridik ne sistemin 4-vjecar të studimeve të larta.
2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 vit në fushën e prokurimit
3. Të ketë njohuri të mira të VKM-së nr. 285/2021 “Për miratimin e Rregullave të
Prokurimit Publik”, Ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” i ndryshuar,
Manualet për administrimin/përdorimin e prokurimit publik me mjete elektronike
4. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word,
Excel, Internet.

C. Njohuri dhe aftësi
1.Të ketë njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale;
2. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit për prokurimin publik
3. Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
4. Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
5. Të ketë aftësi për të shqyrtuar, verifikuar dhe vlerësuar;
6. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet
në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
D. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
2. Jetëshkrim (CV)
3. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë dhe/ose Masterit
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim nga Prokuria
6. Vërtetim nga Gjykata
7. Çertifikatë e gjendjes gjyqësore
➢ Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 25.07.2022
nëpërmjet: postës zyrtare
➢ Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës
*Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë
automatikisht aplikantin.