Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, të Rregullores së Brendshme të Shoqërisë, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Përgjegjës i Shërbimit të drejtimit në Qendrën e Kontrollit.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
- Kritere të përgjithshme
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
- Kritere të posaçme
- Të ketë kryer arsim të lartë “Bachelor”/ Arsim të lartë 4-vjeçar.
- Të ketë aftësi drejtuese e operacionale, si dhe përvojë pune në fushën e ruajtjes e sigurisë.
- Të jetë i pajisur me Certifikatën e Përgjegjësit të Shërbimit.
- Të ketë çertifikatën e operatorit.
- Të ketë njohuri të mira në një prej gjuhëve të huaja (preferohet gjuha angleze)
- Të ketë njohuri të mira për programet bazë (Word, Power Point dhe Excel)
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim / Letër motivimi
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Vërtetim nga Prokuroria
- Vërtetim nga Gjykata
- Çertifikatë e gjendjes gjyqësore
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda dates 01.08.2022 nëpërmjet postës zyrtare.
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.