Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, të Rregullores së Brendshme të Shoqërisë, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall (një) vend të lirë pune: Specialist për Auditimin dhe Kontrollin e Brendshëm në Stafin e Administratorit.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

  1. Kritere të përgjithshme
  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
  1. Kritere të posaçme
  • Të ketë kryer studimet e larta në fushën ekonomike dhe Master për Kontabilitet/Auditim
  • Të ketë minimum 3 vite eksperiencë si audites
  • Të ketë njohuri, aftësi dhe përvojë pune në kontroll, vlerësim, auditim dhe inspektim
  • Të ketë kryer kurse trajnimi në fushën e inspektimit dhe auditimit
  • Të ketë njohuri të mira në një prej gjuhëve të huaja (preferohet gjuha angleze)
  • Të ketë njohuri të mira për programet bazë (Word, Power Point dhe Excel), si dhe software kontabël.
  1. Dokumentacionimënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim nga Prokuroria
  6. Vërtetim nga Gjykata
  7. Çertifikatë e gjendjes gjyqësore

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda dates 02.08.2022 nëpërmjet postës zyrtare.

Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.