Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, të Rregullores së Brendshme të Shoqërisë, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Teknologjisë, Tregtisë dhe Mbështetjes.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

1. Kritere të përgjithshme
• Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
• Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
• Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

2. Kritere të posaçme
• Të ketë kryer arsimin e lartë “Bachelor” në fushën e ekonomisë ose sociale
• Të ketë kualifikim minimumi master Profesional.
• Të ketë eksperiencë pune jo më pak se tre vjet punë të ngjashme.
• Të ketë njohuri, aftësi dhe përvojë pune në fushën e menaxhimit.
• Të ketë njohuri të mira menaxhuese, drejtuese dhe të punës në grup
• Të ketë njohuri të mira në një prej gjuhëve të huaja (preferohet gjuha angleze)
• Të ketë njohuri të mira për programet bazë (Word, Power Point dhe Excel)
• Të ketë kryer kurse trajnimi në fusha të ngjashme përbën avantazh.
• Trajnime të avancuara në lidhje me konceptet, analizën e standartet në fushën e Burimeve Njerëzore, Menaxhim Biznesi, Financë, etj.

3. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
2. Jetëshkrim (CV)
3. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë (dhe specializimit pasuniversitar nëse disponon)
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
5. Vërtetim nga Prokuria
6. Vërtetim nga Gjykata
7. Çertifikatë e gjendjes gjyqësore

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 22.09.2022 nëpërmjet postës zyrtare.
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.