Në mbështetje të Ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, VKM nr. 177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard ShA” dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, Urdhërin e Administratorit të Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA nr. 2657, datë 19.10.2020 “Për miratimin e Procedursë së Menaxhimit të Personelit në Shoqërinë “Illyrian Guard” Sh.A”, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Specialist për Sigurinë dhe Performancën në Stafin e Administratorit të Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
- Kritere të përgjithshme
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
- Kritere të posaçme
- Të ketë kryer arsimin e lartë (preferohet arsimimi i lartë juridik, ushtarak dhe policor). Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të jetë i pajisur me Çertifikatën për Punonjës Shërbimi Sigurie.
- Të ketë minimumi 7 vite eksperiencë pune drejtimi në administratë;
- Preferohet të ketë përvojë pune për inspektimin dhe monitorimin e aktiviteteve në struktura shtetërore ose private.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.
- Njohuri dhe aftësi
- Të ketë njohuri, aftësi dhe përvojë pune në drejtim.;
- Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
- Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
- Të ketë aftësi për të kontrolluar, verifikuar dhe vlerësuar;
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim / Letër motivimi
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë dhe Masterit
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
➢ Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 31.08.2021 nëpërmjet: postës zyrtare / e-mail burimet_njerezore@illyrianguard.al
➢ Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.