Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, VKM nr. 177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard ShA” dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, Urdhërin e Administratorit të Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA nr. 2657, datë 19.10.2020 “Për miratimin e Procedursë së Menaxhimit të Personelit në Shoqërinë “Illyrian Guard” Sh.A”, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Shef i Sektorit të Marketingut dhe Kujdesit ndaj Klientit.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

  1. Kritere të përgjithshme
  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
  1. Kritere të posaçme
  • Të ketë njohuri, aftësi dhe përvojë pune në administratë publike dhe/ose në sektorin privat.
  • Të ketë kryer Fakultetin Ekonomik. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Preferohet të ketë kryer studime në degën Marketing.
  • Të ketë njohuri të mira në një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze).
  • Të ketë njohuri të mira për programet bazë (Word, Power Point dhe Excel), si dhe software kontabël, domosdoshmërisht.
  1. Njohuri dhe aftësi
  • Të ketë njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në marketing dhe kujdes ndaj klientit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
  • Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë dhe/ose Masterit
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)

➢ Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 10.09.2021 nëpërmjet: postës zyrtare / e-mail burimet_njerezore@illyrianguard.al

➢ Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës para datës 15.09.2021