Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, VKM nr. 177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard ShA” dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, Urdhërin e Administratorit të Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA nr. 2657, datë 19.10.2020 “Për miratimin e Procedurës së Menaxhimit të Personelit në Shoqërinë “Illyrian Guard” Sh.A”, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Specialist Prokurimesh.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

  1. Kritere të përgjithshme
  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë nën hetim dhe në proces gjykimi;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

 

  1. Kritere të posaçme
  • Të ketë përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Shkenca Juridike, ose Fakulteti Juridik në sistemin 4-vjeçar të studimeve të larta. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë përvojë pune në fushën e prokurimit publik.
  • Të ketë njohuri të mira të VKM-së nr. 285/2021 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, Ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, Manualet për administrimin/përdorimin e prokurimit publik me mjete elektronike
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.

 

  1. Njohuri dhe aftësi
  • Të ketë njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit për prokurimin publik
  • Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
  • Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
  • Të ketë aftësi për të shqyrtuar, verifikuar dhe vlerësuar;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë dhe/ose Masterit
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim nga Prokuria
  6. Vërtetim nga Gjykata
  7. Çertifikatë e gjendjes gjyqësore

➢ Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 10.11.2021 nëpërmjet: postës zyrtare / e-mail burimet_njerezore@illyrianguard.al

➢ Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.