NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në mbështetje të Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM
Nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe për
përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, të
Rregullores së Brendshme të Shoqërisë, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë
pune: Specialist Transporti.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
1.Kritere të përgjithshme:
∙Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
∙Të jetë shtetas shqiptar;
∙Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
∙Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
∙Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
∙Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
∙Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
∙Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
2.Kritere të posacme:
∙Kërkesat profesionale dhe eksperienca
Të ketë njohuri, aftësi dhe përvojë pune në fushën e transportit
Të ketë kryer trajnime në fushën e menaxhimit dhe shërbimeve mbështetëse.
∙Edukimi/Trajnimi
Të ketë kryer Arsimimin e Lartë në Inxhinieri Mekanike
Të ketë kryer trajnime dhe seminare në lidhje me menaxhimin e teknikës.
∙Gjuha e huaj
Të ketë njohuri të mira në një prej gjuhëve të huaja (preferohet gjuha angleze).
∙Aftësitë në përdorimin e programeve kompjuterike
Të ketë njohuri të mira për programet bazë (Word, Power Point dhe Excel).
3.Kritere të dëshiruara:
∙Kërkesa profesionale dhe eksperienca
Të ketë ushtruar detyra dhe përfituar përvojë në fushën e menaxhimit të transportit, si dhe
në fusha të ngjashme.
Përvoja e punës në shoqëri të ndryshme përbën prioritet.
Të ketë bashkëpunim dhe frymën e punës në grup.
∙Edukimi/Trajnimi
Të ketë kryer kurse trajnimi në fushën e menaxhimit.
∙Aftësi drejtimi mjetesh motorrike
Të ketë aftësi të mira për drejtues mjeti dhe i pajisur me Leje Drejtimi, kategoria “B”.
4.Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
∙Kërkesë për punësim / Letër motivimi
∙Jetëshkrim (CV)
∙Fotokopje të noterizuar të shkollës së lartë
∙Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
∙Vërtetim nga Prokuroria
∙Vërtetim nga Gjykata
∙Çertifikatë e gjendjes gjyqësore
∙Raport mjeksor
∙Librezë pune
∙Çertifikatë familjare
∙Fotogarafi
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 06.02.2025.
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë
automatikisht aplikantin.
Data Publikimit 1/31/2025