Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, në VKM nr.7216/2, datë 29.10.2021 “Disa shtesa dhe ndryshime ne strukturën organike të Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA, në Rregulloren e Brendshme të Shoqërisë miratuar me Urdhër të Administratorit nr. 3079, datë 05.11.2021, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Specialist Armatimi në Sektorin e Mbështetjes Logjistike, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

  1. Kritere të përgjithshme

 Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
  1. Kritere të posaçme
  • Të ketë kryer arsimimin e lartë (preferohet arsimimi ushtarak për armatim ose inxhinieri mekanike).
  • Të ketë njohuri të mira në një gjuhë të huaj europiane (preferohet gjuha angleze)
  • Të ketë njohuri të mira për programet bazë (Word, PowerPoint dhe Excel).
  1. Njohuri dhe aftësi
  • Të ketë njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale;
  • Të ketë njohuri të mira të legjislacionit për perdorimin dhe mirembajtjen e armatimit gjatë kryerjes se detyrës.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të kërkesave të Policise dhe të Inspektoriatit të Punës;
  • Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
  • Të ketë aftësi për të shqyrtuar dhe vlerësuar problemet e armatimit dhe eleminimin e tyre;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë (dhe specializimit pasuniversitar nëse disponon)
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 26.01.2022 nëpërmjet postës zyrtare.

Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.