Në mbështetje të Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM Nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, të Rregullores së Brendshme të Shoqërisë, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Specialist Transporti.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
- Kritere të përgjithshme:
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
- Kritere të posacme:
- Kërkesat profesionale dhe eksperienca
Të ketë njohuri, aftësi dhe përvojë pune në fushën e transportit
Të ketë kryer trajnime në fushën e menaxhimit dhe shërbimeve mbështetëse.
- Edukimi/Trajnimi
Të ketë kryer Arsimimin e Lartë në Inxhinieri Mekanike
Të ketë kryer trajnime dhe seminare në lidhje me menaxhimin e teknikës.
- Gjuha e huaj
Të ketë njohuri të mira në një prej gjuhëve të huaja (preferohet gjuha angleze).
- Aftësitë në përdorimin e programeve kompjuterike
Të ketë njohuri të mira për programet bazë (Word, Power Point dhe Excel).
- Kritere të dëshiruara:
- Kërkesa profesionale dhe eksperienca
Të ketë ushtruar detyra dhe përfituar përvojë në fushën e menaxhimit të transportit, si dhe në fusha të ngjashme.
Përvoja e punës në shoqëri të ndryshme përbën prioritet.
Të ketë bashkëpunim dhe frymën e punës në grup.
- Edukimi/Trajnimi
Të ketë kryer kurse trajnimi në fushën e menaxhimit.
- Aftësi drejtimi mjetesh motorrike
Të ketë aftësi të mira për drejtues mjeti dhe i pajisur me Leje Drejtimi, kategoria “B”.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim / Letër motivimi
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të noterizuar të shkollës së lartë
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Vërtetim nga Prokuroria
- Vërtetim nga Gjykata
- Çertifikatë e gjendjes gjyqësore
- Raport mjeksor
- Librezë pune
- Çertifikatë familjare
- Fotogarafi
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 28.02.2025.
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.