Në mbështetje të Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM Nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, të Rregullores së Brendshme të Shoqërisë, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Specialist Menaxhimi Personeli në Burime Njerëzore.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
- Kritere të përgjithshme:
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
- Kritere të posacme:
Kërkesat profesionale dhe eksperienca
Të ketë eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.
Të ketë njohuri të mira menaxhuese dhe punës në grup;
Edukimi/Trajnimi
Të ketë kryer arsimimin e Larte.
Preferohet të ketë kryer kurse, trajnime në fushën e menaxhimit te personelit.
Gjuha e huaj
Të ketë njohuri të mira në një prej gjuhëve të huaja (preferohet gjuha angleze). Jo domosdoshmërit.
Aftësitë në përdorimin e programeve kompjuterike
Të ketë njohuri të mira për programet bazë (Word, Power Point dhe Excel).
- Kritere të dëshiruara:
Kërkesa profesionale dhe eksperienca
Të ketë kurse e trajnime në lidhje me konceptet, analizën e standardet në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore
Edukimi/Trajnimi
Të ketë kryer kurse trajnimi në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim / Letër motivimi
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të noterizuar të shkollës së lartë
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Vërtetim nga Prokuroria
- Vërtetim nga Gjykata
- Çertifikatë e gjendjes gjyqësore
- Raport mjeksor
- Librezë pune
- Çertifikatë familjare
- Fotogarafi
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 28.02.2025.
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.