Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, VKM nr. 177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard ShA” dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, Rregulloren e Brendshme të Shoqërisë, “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Specialist Transporti në Sektorin Logjistik.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
1. Kritere të përgjithshme
 Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
 Të jetë shtetas shqiptar;
 Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
 Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
 Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
 Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
 Të mos jetë nën hetim dhe në proces gjykimi;
 Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

2. Kritere të posaçme
 Të ketë përfunduar studimet e larta. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë
njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas
legjislacionit në fuqi.
 Të ketë përvojë pune në fushën e Logjistikës dhe Transportit.
 Të ketë njohuri të mira të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.

3. Njohuri dhe aftësi
 Të ketë njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale;
 Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
 Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
 Të ketë aftësi për të shqyrtuar, verifikuar dhe vlerësuar;
 Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në
pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
4. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
2. Jetëshkrim (CV)
3. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë dhe/ose Masterit
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim nga Prokuria
6. Vërtetim nga Gjykata
7. Çertifikatë e gjendjes gjyqësore
➢ Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 11.05.2022 nëpërmjet:
postës zyrtare / e-mail burimet_njerezore@illyrianguard.al
➢ Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë
automatikisht aplikantin.