Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, në Rregulloren e Brendshme të Shoqërisë miratuar me Urdhër të Administratorit nr. 3079, datë 05.11.2021, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1 (një) vend të lirë pune: Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Teknologjisë, Tregtisë dhe Mbështetjes.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

  1. Kritere të përgjithshme
  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
  1. Kritere të domosdoshme
  • Të ketë kryer arsimin e lartë për Inxhinieri Kompjuterike/Elektronike/ Informatike/ Teknologji Informacioni
  • Të ketë kualifikim ose certifikata të ndryshme në lidhje me fushën e teknologjisë ose sistemet e dixhitalizuara
  • Të ketë minimumi 5 vite eksperiencë pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
  1. Njohuri dhe aftësi
  • Të ketë njohuri, aftësi dhe përvojë pune në drejtim
  • Të ketë njohuri, aftësi dhe përvojë pune në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
  • Preferohet të ketë minimumi 3 vite eksperience pune drejtimi në administratë
  • Trajnime të avancuara në lidhje me konceptet, analizën e standarteve në fushën e teknologjisë dhe sigurisë
  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë (dhe specializimit pasuniversitar nëse disponon)
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 15.06.2022 nëpërmjet postës zyrtare.

Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.