Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar,VKM nr.177, datë 04.04.2019 “Për krijimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie”, në VKM nr.7216/2, datë 29.10.2021 “Disa shtesa dhe ndryshime ne strukturën organike të Shoqërisë “Illyrian Guard” ShA, në Rregulloren e Brendshme të Shoqërisë miratuar me Urdhër të Administratorit nr. 3079, datë 05.11.2021, Kreu III, Procedura e Menaxhimit të Personelit, Neni 4 “Përzgjedhja dhe rekrutimi i personelit”, Neni 5 “Proçedura e rekrutimit” dhe Neni 6 “Plotësimi i formularit on-line”, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA shpall 1(një) vend të lirë pune: Drejtues Teknik 1.3.C në Shoqërinë “Illyrian Guard” ShA. Kandidati fitues parashikohet të fillojë të drejtat financiare dhe administrative në 1 korrik 2022.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
- Kritere të përgjithshme
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
- Kritere të posaçme
- Të ketë njohuri, aftësi dhe përvojë pune në shërbimin e trajnimeve dhe zhvillimit te kurseve në fushën e sigurisë (minimumi 4 vite).
- Të ketë kryer trajnime për njohjen e ligjeve rreth sigurise, armatimit dhe municioneve në përdorim të shoqërisë.
- Të ketë kryer arsimimin e lartë (preferohet arsimimi ushtarak ose juridik).
- Të jetë i pajisur me çerifikatë për Drejtues Teknik 1.3.C.
- Të jetë i pajisur me çerifikatë të Trajnerit mësimdhënës.
- Të ketë njohuri të mira në një gjuhë të huaj europiane (preferohet gjuha angleze)
- Të ketë njohuri të mira për programet bazë (Word, Power Point dhe Excel).
- Njohuri dhe aftësi
- Të ketë njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale;
- Të ketë njohuri të mira të legjislacionit për zhvillimin e trajnimeve në fushën e sigurisë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të kërkesave të Policise dhe te Inspektoriatit të Punës;
- Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
- Të ketë aftësi për të shqyrtuar dhe vlerësuar problemet e trajnimeve dhe zhvillimin e tyre;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim / Letër motivimi
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të noterizuar të diplomës së Shkollës së Lartë (dhe specializimit pasuniversitar nëse disponon)
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Certifikata te specialitetit
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mësipërme brenda datës 13/06/2022 nëpërmjet: postës zyrtare.
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen për zhvillimin e intervistës.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.