Njoftim për vende të lira pune në Berat

“Illyrian Guard” ShA  kërkon të zgjerojë skuadrën e saj me punonjës shërbimi sigurie në Berat.

Çdo i interesuar duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  4. Të jetë i certifikuar për punonjës shërbimi të kategorisë 1.3.A;
  5. Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në “Illyrian Guard” Sh.A;
  6. Të mos jetë dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
  7. Të mos jetë nën hetim ose gjykim për konsumimin e ndonjë vepre penale të dyshuar;
  8. Të mos jetë person i proceduar nga organet ligjzbatuese të Policisë së Shtetit;
  9. Të mos jetë përdorues i lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike;
  10. Të mos jetë i përjashtuar për shkelje të rëndë të detyrës nga shoqëri të tjera SHPSF në të cilat mund të ketë punuar më parë;

Të gjithë personat e interesuar të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme duhet të aplikojnë përmes faqes zyrtare, brenda datës 22 Gusht 2021

 

 

Kandidatët që do të përzgjidhen, do të njoftohen për të vijuar fazat pasuese të testimit fizik dhe teorik

Afati i aplikimit online: 22 Gusht 2021