“Illyrian Guard” ShA kërkon të zgjerojë skuadrën e saj me punonjës shërbimi sigurie në qytetin e Përmetit.
Çdo i interesuar duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të jetë i certifikuar për punonjës shërbimi të kategorisë 1.3.A;
- Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në “Illyrian Guard” Sh.A;
- Të mos jetë dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë nën hetim ose gjykim për konsumimin e ndonjë vepre penale të dyshuar;
- Të mos jetë person i proceduar nga organet ligjzbatuese të Policisë së Shtetit;
- Të mos jetë përdorues i lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike;
- Të mos jetë i përjashtuar për shkelje të rëndë të detyrës nga shoqëri të tjera SHPSF në të cilat mund të ketë punuar më parë;
Të gjithë personat e interesuar të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme duhet të aplikojnë përmes faqes zyrtare, brenda datës 5 Gusht 2021
Kandidatët që do të përzgjidhen, do të njoftohen për të vijuar fazat pasuese të testimit fizik dhe teorik
Afati i aplikimit online: 5 Gusht 2021