Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa | ||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 31.03.2022 | Kërkohen pamjet filmike të institucionit OSHEE Shkodër | 05.04.2022 | I nderuar z. ****** Në përgjigje të e-mail-it Tuaj të datës 31.03.2022, Ju informojmë si më poshtë: Shoqëria “Illyrian Guard” ShA ka lidhur kontratë shërbimi me Drejtorinë Rajonale Shkodër OSSH sh.a dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal FSHU sh.a. Si rezultat i kësaj kontratë shoqëria “Illyrian Guard” ShA ofron shërbimin e sigurisë së objekteve edhe për Drejtorinë Rajonale Shkodër. Ju informojmë se pamjet filmike të cilat Ju kërkoni i përkasin institucionit të Drejtorisë Rajonale Shkodër OSSH sh.a dhe Shoqëria “Illyrian Guard” ShA përpunon imazhet e tyre me qëllim ofrimin e shërbimit të sigurisë dhe publikimi ose shpërndarja e këtyre imazheve do të cenonte kontratën e shërbimit të lidhur midis dy institucioneve. Për t'u pajisur me pamjet filmike të cilat Ju kërkoni ,Ju lutem drejtohuni Drejtorisë Rajonale Shkodër OSSH sh.a. Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin, | E Refuzuar | Nuk ka | ||||||||||||||||
2 | 14.04.2022 | Kërkohen ankesat e paraqitura nga z. ***** | 21.04.2022 | I nderuar z. ******, Në përgjigje të shkresës Suaj protokolluar në “Illyrian Guard” ShA me nr. 662, datë 14.04.2022, bashkëlidhur do të gjeni ankesën Tuaj me nr. 2287, datë 25.11.2021. | E Pranuar | Nuk ka | ||||||||||||||||
3 | 27.04.2022 | Kërkesë për pajisje me pamje nga kamerat e sigurisë | 29.04.2022 | E nderuar znj. Mandija, Në përgjigje të e-mail-it Tuaj të datës 27.04.2022, Ju informojmë si më poshtë: Shoqëria “Illyrian Guard” ShA ka lidhur kontratë shërbimi me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Dega Rajonale Shkodër, si rezultat i kësaj kontrate shoqëria “Illyrian Guard” ShA ofron shërbimin e sigurisë për objektet e institucionit të sipërpërmendur. Ju informojmë se pamjet filmike të cilat Ju kërkoni i përkasin institucionit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Dega Rajonale Shkodër dhe shoqëria “Illyrian Guard” ShA përpunon imazhet e tyre me qëllim ofrimin e shërbimit të sigurisë. Publikimi ose shpërndarja e këtyre imazheve do të cenonte kontratën e shërbimit të lidhur midis dy institucioneve dhe mund të sillte penalitete për shoqërinë “Illyrian Guard” ShA. Në mbështetje të Kontratës së Shërbimit të lidhur midis “Illyrian Guard” ShA dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Dega Rajonale Shkodër dhe në zbatim të gjithë kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë, Shoqëria “Illyrian Guard” ShA ka detyrimin të japi pamjet filmike vetëm Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Dega Rajonale Shkodër dhe organeve ligj zbatuese. Nisur nga më sipër, pamjet filmike mund të jepen vetëm me kërkesë zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Dega Rajonale Shkodër. Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin, | E Refuzuar | Nuk ka |