Rreth Nesh

Më shumë rreth nesh

"Illyrian Guard" sh.a është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave, datë 4 Prill 2019, si Shoqëri me kapital 100 % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë, publikë dhe privatë. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme. Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit. Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore. Mënyra e përllogaritjes së tarifave të shërbimeve specifike, që u ofrohen subjekteve publike, janë përcaktuar me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen me kërkesë kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike. "Illyrian Guard" vjen si një alternativë e re në treg, duke garantuar profesionalizëm, cilësi maksimale si dhe sisteme të avancuara të teknologjisë së informacionit. Përdorimi i teknologjisë së avancuar dhe infrastruktura kontribuon në ofrimin e një shërbimi me cilësi të lartë dhe garanton konfidencialitetin e informacionit. Në fokus të Shoqërisë janë gjithashtu kërkimet teknologjike të thelluara në funksion të sigurisë fizike dhe kibernetike.

Qëllimi

Qëllimi ynë është të implementojmë sistemet më të avancuara ndërkombëtare në funksion të ruajtjes dhe të krijojmë partneritet me kompanitë lider në botë.

Sfida

Sfida jonë më e madhe është të jemi të parët në prurjet me të fundit inovative. Kemi evoluar në transformimin e sigurisë tradicionale, përmes teknologjisë moderne dhe të përshtatshme.

Vizioni

Vizioni ynë është të jemi kompani lider në fushën e sigurisë dhe të identifikohemi si Shoqëri inovative, e njohur në rajon e më gjerë.

0

PROJECTS
Completed

0

happy
clients

0

web
awards

0

coffee
music

Skuadra jonë

Skuadra jonë përbëhet nga njerëz të kualifikuar në shërbime sigurie. Pasioni është ai që na udhëheq drejt përmirësimit dhe suksesit.

Siguri e personalizuar

Illyrian Guard siguron një spektër të plotë të shërbimeve të sigurisë dhe teknologjisë. Një program i personalizuar për çdo klient.