Shërbime

  • Ruajtje dhe Siguri Objektesh
  • Transporti i Vlerave Monetare
  • Shoqërimi i Personaliteteve (VIP)
  • Menaxhim dhe Sigurim Eventesh
Tipologjitë (zgjidhjet) që “Illyrian Guard” ofron:

1. INSTITUCIONE SHTETERORE (BASHKI, MINISTRI, TATIMET, KADASTRA EJT);
2. MAGAZINAT SHTETERORE (MAGAZINAT E KESHIT, KQZ, DEPOT, PARQET, LIQENET ETJ);
3. UNIVERSITET, SHKOLLAT DHE INSTITUCIONET E EDUKIMIT;
4. SPITALET DHE QENDRAT E TJERA SHENDETESORE;
5. INSTITUCIONET FINANCIARE.

Mënyra ruajtje me teknologji të avancuar

Akses kontroll me të dhëna biometrike

  • Akses kontroll me të dhëna biometrike. Kjo është një teknologji e re që përdoret në shumicën e rasteve kur duhet të eleminohet që një punonjës i institucionit mund të përdorë kartën e aksesit të një punonjësi tjetër. Kjo gjë rrit shumë nivelin e sigurisë.

Video Citofoni

  • Video citofoni është një akses kontroll e cila ka kamera vëzhgimi të instaluar në derën e jashtme si edhe mundësi për të folur, mundësi për t’i rënë ziles si edhe të hapësh derën me anë të një butoni ose duke e komanduar nga një aplikacion që instalohet në kompjuter ose në telefon. Ne momentin qe bie zilja eshte e mundur lidhja e video citofonise me telefonin nepermjet internetit ku mund te shikohet edhe te bashkebisedohet me personin jashte deres.

Sistem alarmi

  • Është një sistem teknologjik që instalohet në objekte të cilat janë  të mbyllura. Në rastin e institucioneve shtetërore perdoret për të ruajtur objektin jashtë orarit të punës dhe ditët e festave zyrtare. Teknologjia përdor sensorë volumetrik të cilët instalohen brenda zyrave, arkivave, hyrjeve etj. Në sistem krijohen usera të cilët kanë akses të personalizuar për hapjen ose mbylljen e sistemit. Të gjitha loget/eventet raportohen në kohë reale në sallën operative.

Akses kontroll me karta

  • Kjo teknologji bën të mundur skedulimin e orareve të punës nepërmjet kartave të aksesit (psh. Turni i parë nuk hyn dot në objekt kur i ka kaluar orari). Mundësia e lidhjes me kamerat PTZ të cilat në momentin e aktivizimit të kartës fokusohen në derën që është instaluar akses kontrolli.

Tra parkimi

  • Institucionet Shtetërore që kanë hapësira parkimi e kanë të nevojshme implementimin e trarëve të parkimit. Këto tra parkimi kombinohen me akses kontroll me karta si edhe me kamera që lexojnë targat e mjeteve. Ky element disiplinon personelin që të mos keqpërdori hapësirat e parkimit si edhe kufizon personat e paautorizuar.

Survejimi me kamera IP me rezolucion të lartë

  • Përdorimi i kamerave IP me rezolucion të lartë për të bërë të mundur njohjen e fytyrave si edhe të sendeve të imëta, targave te mjeteve etj. Përdorimi i kamerave si teknologji për mbulimin e perimetrit të objektit me protokollet e reja të teknologjisë si LINE CROSSING, INTRUSION ZONE etj, të cilat sjellin alarm-event në sallën operative në varësi të konfigurimeve.

Roje fizike

  • Ruajta e objekteve me roje fizike si edhe instruktimi i rojeve për të orientuar qytetarët për shërbimet që ata kanë nevojë. Vendosja e rojeve në piket kyce tek hyrjet, kufizimi i personave të paautorizuar, mbështetje fizike në rast nevoje si edhe kontroll i vazhdueshëm i perimetrit të objektit.

Buton alarmi

  • Është një element sigurie që nevojitet në rast rreziku/paniku i cili instalohet në vende si recepsion, arka etj ku kërkohen ndihmë për ndërhyrje fizike në rast nevoje.

Bashkëpunoni me më të mirët

Orari

E Hënë - E Dielë / 24h

Adresa

Rruga Ibrahim Rrugova, ish Garda e Republikes, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 67 743 0598
Cel: + 355 67 743 0599