Prefektura e qarkut Elbasan vijon marrëveshjen me kompaninë ‘Illyrian Guard’ sh.a. për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij institucioni.
Administratori Anduel Xhindi ka takuar Prefekten e këtij qarku znj. Majlinda Peza me cilën ka diskutuar mbi sfidat e ruajtjes dhe sigurisë fizike të personave, jetës dhe sigurimin e objekteve publike e private.
Në fjalën e saj znj.Peza ka shprehur mirënjohjen e saj për gadishmërinë dhe profesionalizmin e treguar nga punonjësit e sigurisë të kompanisë ‘Illyrian Guard’.
Në fund të takimit u dakordësua mbi vijimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.