Administratori Anduel Xhindi vizitoi sot Spitalin Memorial të Fierit, ku zhvilloi takime me përfaqësues të institucionit dhe punonjësit e shërbimit të cilët veprojnë atje.
Gjatë një takimi me drejtoreshën e spitalit Rudina Degjoni, z.Xhindi u shpreh se vijimi i bashkëpunimit me këtë institucion do të thotë më tepër përgjegjësi.
“Siguria mbetet prioriteti ynë. Punojësit e shërbimit të Illyrian Guard janë në shërbim në çdo kohë, të përkushtuar dhe në shërbim të çdo qytetari”, theksoi ndër të tjera Xhindi.