Në kuadër të tetorit rozë, Administratori i Illyrian Guard Anduel Xhindi ishte në Durrës, ku zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me vajza e gra, punonjëse të shërbimit të Illyrian Guard nga ku përcolli apelin për kontrolle të vazhdueshme për të diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit.
Xhindi në fjalën e tij theksoi se kanceri i gjirit prek jo vetëm gruan, por të gjithë shoqërinë.
“Këto takime nuk janë apel vetëm për gratë e vajzat, por për të gjithë shoqërinë, për të sensibilizuar gjithnjë e më shumë sesa e rëndësishme është që të bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë zë kauzave të tilla. Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë”, u shpreh Xhindi.