Thirrje për aplikime

“Illyrian Guard” ShA  kërkon të zgjerojë skuadrën e saj me punonjës shërbimi sigurie në Elbasan, Skrapar, Peqin, Librazhd, Malësi e Madhe, Mirditë, Bulqizë dhe Tepelenë.

Çdo i interesuar duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  4. Të jetë i certifikuar për punonjës shërbimi të kategorisë 1.3.A;
  5. Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në “Illyrian Guard” Sh.A;
  6. Të mos jetë dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
  7. Të mos jetë nën hetim ose gjykim për konsumimin e ndonjë vepre penale të dyshuar;
  8. Të mos jetë person i proceduar nga organet ligjzbatuese të Policisë së Shtetit;
  9. Të mos jetë përdorues i lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike;
  10. Të mos jetë i përjashtuar për shkelje të rëndë të detyrës nga shoqëri të tjera SHPSF në të cilat mund të ketë punuar më parë;

Të gjithë personat e interesuar të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme duhet të aplikojnë përmes faqes zyrtare, brenda datës 25 nëntor 2021

https://illyrianguard.al/rekrutime/

Kandidatët që do të përzgjidhen, do të njoftohen për të vijuar fazat pasuese të testimit fizik dhe teorik

Afati i aplikimit online: 25 nëntor 2021