Xhindi takim me administratorin e OSHEE Korçë

OSHEE Korçë vijon marrëveshjen me “Illyrian Guard” Sh. A. për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij institucioni.

Administratori Anduel Xhindi ka zhvilluar një takim me administratorin e OSHEE Korçë, Artur Qeramixhi ku vunë theksin mbi rëndësinë që ka ruajtja dhe mbrojtja e institucioneve shtetërore dhe jo vetëm.

Në fjalën e tij z. Xhindi ka shprehur mirënjohjen e tij për besimin ndaj shoqërisë “Illyrian Guard”, e cila prej kohësh vijon të bashkëpunojë me OSHEE Korçë.

Gjithashtu z. Qeramixhi u shpreh i kënaqur nga sistemet e monitorimit të kamerave dhe shërbimeve të punonjësve të sigurisë.

Në fund të takimit u dakordësua mbi vijimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.